6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studim: 78 për qind e ujërave të ambalazhuar në Francë përmbajnë mikroplastikë

Më të lexuarat

Sipas një studimi të zhvilluar në Francë, 78 për qind e ujërave të ambalazhuar në vend përmbajnë mikroplastikë.

Në studimin e zhvilluar nga Shoqata “Vepro për Mjedisin” (Agir pour l’environnement) në laboratorin Labocea, u ekzaminua statusi higjienik i ujërave të markave Badoit, Carrefour, Cristaline, Evian, Perrier, Vittel dhe Volvic.

Në raportin e publikuar nga Agir, u zbulua se në 78 për qind të ujërave të ambalazhuar gjenden grimca mikroplastike ndërkaq numri më i lartë i mikro grimcave me 121 për litër është zbuluar në ujërat e markës për fëmijë, Vittel Kids, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej theksohet se çdo fëmijë në vend konsumon 131 litra ujë, duke vënë re se të dhënat treguan se një fëmijë që pi nga këto ujëra gëlltit mesatarisht 16 mijë mikroplastikë në vit.

Pas Vittel, me më shumë grimca mikroplastike, 8 në litër, është marka më e përdorur në vend, Cristaline.

Rezultatet janë shqetësuese

Shkencëtarët të cilët e kanë zhvilluar hulumtimin theksuan se rezultatet janë shqetësuese. Ata thanë se hulumtimi është kryer me shishet që nuk janë përdorur kurrë dhe nuk janë ekspozuar ndaj nxehtësisë, gjë që ul përqindjen e daljes së mikroplastikave dhe se në kushte reale të përdorimit do të shihen më shumë mikroplastikë.

Shoqata bëri thirrje që ujërat e ambalazhuar të kalojnë nga një inspektim mikroplastikë dhe të ndalohen shishet plastike deri në vitin 2027./Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit