Një studim nga kompania analitike IHS sjell një parashikim interesant për veturat automatike (pa shofer,). Sipas kësaj kompanie numri i tyre në vitin 2025 mund të arrijë në 230 mijë të tilla, ndërsa 11.8 milionë vetura të tilla mund të shiten në tregun global.
Në vitin 2035, studimi parashikon që 54 milionë vetura autonome do të jenë në përdorim. IHS i kthen sërish veturat autonome në pesë nivele. Veturat e nivelit të tretë përfshijnë mundësitë e kufizuara të vetë-shëtitjes duke u bazuar në kushtet e caktuara të rrugës dhe trafikut. Mercedes-Benz S550 pothuajse e plotëson këtë kriter.
Veturat e nivelit 4 do të përfshijnë kontrollues të manualeve dhe mundësi të vetë-shëtitjes. Audi ka treguar një video që tregon këtë lloj të veturës. Veturat e nivelit 5, për të cilin IHS parashikon që do të arrijnë 4.8 milionë shitje në vitin 2035, nuk kanë kontrollues manual dhe punojnë vetëm në gjendje autonome.
IHS thotë që disa prodhues të veturave kanë premtuar që veturat e para autonome do të jenë në vitin 2020.
Teknologjitë që tashmë janë në vend duke e mundësuar këtë trend përfshijnë kontrolluesin që përshtatet dhe ndihmuesin e mbajtjes së shtegut. Sensorët e përmirësuar në prodhimin e pajisjeve do të jenë të nevojshëm për të çuar më tej trendin.
Sistemet e komunikimi makinë-makinë dhe makinë-infrastrukturë po ashtu do të luajnë një rol. Studimi nga kompania IHS i vendos top tri tregjet e veturave autonome për vitin 2035 sipas kësaj ndarjeje: 29 për qind pritet të jenë në Amerikën Veriore, 24 për qind në Kinë dhe 20 për qind në Evropën Perëndimore./zhurnal/kohaislame