3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Studenti ukrainas pranon krimet në Britani ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Një student i Ukrainës në Britani është deklaruar fajtor për vrasjen e një të moshuari mysliman dhe vendosjen e mjeteve shpërthyese jashtë xhamive.

Pavlo Lapshyn, 25 vjeç, ka pranuar se ka therur deri në vdekje 82-vjeçarin Muhammad Saleem, derisa viktima po kthehej në shtëpi në Birmingham, në muajin prill.

Policia i ka thënë gjykatës në Londër se Lapshyn ka vrarë Saleemin “sepse ai nuk ka qenë i bardhë”.

Lapshyn thuhet se ka arritur në Britani vetëm disa ditë para se ka sulmuar Saleemin.

Disa ditë më vonë, ai ka vendosur bomba, të cilat kanë shpërthyer pranë xhamive në Valsall, Volverhampton dhe Tipton.

Asnjë njeri nuk është lënduar nga shpërthimet.

Lapshyn, i cili është arrestuar në muajin korrik, do të dënohet të premten./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit