-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Studenti shqiptar shpallet më i miri i shkollës së ushtrisë në Ankara

Më të lexuarat

Studenti Klodian Kamberi ka përfunduar Shkollën e Forcës Tokësore në Ankara të Turqisë dhe është shpallur studenti më i mirë mes 1850 studentëve.

 

Studenti Klodian Kamberi ka përfunduar Shkollën e Forcës Tokësore në Ankara të Turqisë dhe është shpallur studenti më i mirë mes 1850 studentëve.

Kamberi është falënderuar publikisht nga ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila i kushtoi një status në Facebook.

“E ardhmja e Forcave të Armatosura e ndritur dhe në rrugë të mbarë! KlodianKamberi jo thjesht përfundoi një ndër akademitë më të mira botërore, por u diplomua si studenti më i mirë në Shkollën e Forcës Tokësore në Ankara, mes 1850 studentëve. Por bashkë me të u diplomuan 9 studentë të tjerë, të cilët do të kthehen për të shërbyer në Forcat e Armatosura Shqiptare. Urime edhe studentëve nga Kosova! Krenari”, shkruan ministrja në Facebbok.

Vlen të përmendet se Klodian Kamberi para dy viteve ka marrë çmimin si “Kadeti i huaj më i mirë” i vitit të 3-të gjatë vitit akademik 2016-2017 nga kryetari i Parlamentit turk, Ismail Kahraman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit