Për të bërë detyrat e shtëpisë, shumë studentë iu kthehen të njëjtave uebfaqe në të tjera rrethana.
Katër nga dhjetë uebfaqet kryesore më të cituara në Easybib , një uebfaqe kjo e përdorur për të krijuar më tepër sesa 500 milionë referenca, janë faqet si: Wikipedia dhe YouTube.
Një studim etnografik gjeti që studentët iu referuan Google më tepër sesa një baze tjetër të të dhënave, kur bëhet fjalë për veprimtaritë e kërkimit.
Kur ata e përdornin makinën kërkuese, ata kishin probleme në gjetjen e burimeve të duhura brenda rezultateve.
“Shpesh studentë mobilizohen keq për të vlerësuar mjaftueshëm ose të përmirësojnë rezultatet tek të cilat ata rikthehen,” – tha për Mashable gjatë gushtit të vitit të kaluar, antropologu nga Universiteti Bucknell, i cili është njëri nga udhëheqësit e projektit. “Unë nuk mendoj që ky është një problem vetëm për studentë.”
Gjatë të enjtes, Easybib shpalli fushatën për të promovuar shkrimin dhe leximin dixhital, që përfshin një premtim që dhuron 5% nga shitjet e veta institucionale, deri në gusht ndaj Asociacionit Amerikan të Librarisë. /PC World Albanian/kohaislame/