Studentët e Universitetit Birzeit në Ramallah protestuan kundra sjelljes ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Me marshim protestues studentët dhanë mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, ndërsa forcat e sigurisë izraelite ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës.
Marshimi ishte organizuar në afërsi të burgut Ofer.
Forcat izraelite arrestojnë palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se janë në “kërkim nga autoritetet.”
Aktualisht në të gjitha burgjet izraelite ndodhen më shumë se 7.000 palestinezë, sipas Ministrisë Palestineze për Çështjen e të Burgosurve.