1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Studentët kosovarë në Beograd: Na kërcënuan serbët!

Më të lexuarat

Konferenca e organizuar nga “Qendra Rinore për Edukim” (Youth Education Committee) më seli në Beograd nuk pati mundësi të ketë prezentë edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, kjo pas kërcënimeve të autoriteteve serbe për arrestimin e mundshëm të tij.
Në vend të Thaçit, Kosovën e përfaqësuan dymbëdhjetë ambasador të rinj të pajtimit. Temë kryesore e kësaj konference ishte sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me qëllimit të integrimit në Bashkimin Evropian.
 
Lidhur me këtë vizitë që u zhvilluar në Beograd më 23-24 prill, Mërgime Kajtazi, studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik në Universiteti e Prishtinës, ka treguar për “Zërin” peripecitë të cilat i kanë kaluar aty.
 
“Kjo vizitë për mendimin tim ka rëndësi të madhe sepse punon me rininë dhe me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve si brenda Serbisë e Kosovës ashtu edhe brenda Serbisë e Bosnjës. Zakonisht jam kritikuar nga njerëzit për pjesëmarrje në këto evente mirëpo duhet të shkojmë të flasim për shtetin tonë dh eta prezantojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke u izoluar nuk do të mund t’ia përkujtojmë të gjithëve se Kosova tashmë është shtet dhe jemi për bashkëpunim dhe integrim”, ka thënë ajo.
 
Ndërsa pas ftesës i është bërë ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, Kajtazi tregon se serbët kanë filluar me kërcënime. Ajo përmendi edhe një person i cili me një banerë ofendues ndaj Kosovës i priti studentët kosovarë përballë hotelit në Beograd.
 
“Kanë kërcënuar fillimisht organizatorët, pastaj edhe disa prej pjesëmarrësve, të cilët kanë vendosur të mos vijnë. Mirëpo organizatorët janë treguar shumë të kujdesshëm dhe kemi qenë shumicën e kohës në përcjellje të policisë. Kur kemi mbërritur në Beograd një baner dhe një protestues na kanë pritur përballë hotelit. Nuk e kuptoj gjuhën serbe, mirëpo kam vërejtur të shkruar NATO dhe UÇK dhe disa fotografi të njerëzve. Ai person menjëherë është larguar nga policia.
 
Përndryshe, organizatorët kanë qenë shumë të hapur, gjithashtu dhe pjesëmarrësit dhe unë sinqerisht shpresoj që një ditë ata do ta kuptojnë më në fund që Republika e Kosovës tashmë është realitet i cili nuk kthehet mbrapa. Të rinjtë serbë janë shumë më të hapur dhe neutral sa i përket Kosovës dhe e di se një ditë ata do të pranojnë realitetin e ri dhe të vendosin të ecin përpara në vend se të merren me të kaluarën dhe jugo-nostalgjinë”, është shprehur Kajtazi.
 
Ajo më tej vlerëson se zëvendëskryeministri i Republikës, Hashim Thaçi ka fituar ndaj serbëve. Sipas saj, kryediplomati nga Kosova është treguar i gatshëm për bashkëpunim duke i thënë po konferencës, mirëpo serbët ishin ata që kanë treguar se kanë ngecur dhe vullneti i tyre për pajtim dhe bashkëpunim lë shumë për të dëshiruar.
 
“Ftesat për ministrat e jashtëm janë tërhequr në momentin që është ndaluar hyrja e Thacit në Serbi dhe nuk kanë marrë pjesë asnjë nga ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Natyrisht se gjatë konferencës është përmendur pamundësia e Thaçit për të marrë pjesë dhe qeveria serbe është ajo që është kritikuar. Edhe pse është distancuar nga eventi, neve na ka vizituar z. Valdet Sadiku, ministri i Kosovës në Serbi”, ka theksuar në fund Kajtazi. /Zëri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit