3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Studeniçani dhe Kondova në Zjarre

Më të lexuarat

Sërish është aktivizuar zjarri në Studeniçan afër Shkupit, ndërsa zjarre të reja pasdite janë paraqitur edhe në Kondovë dhe në katër vende në komunën e Makedonski Brodit, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Bari i thatë dhe pylli i përzier digjet në fshatin Osiçan, Cvetovë-Malçishte dhe rrugën e cila çon drejt Elovës në komunën e Studeniçanit. Janë angazhuar dy aeroplanë të zjarrfikësve, tre zjarrfikës të NJTZ-së, si dhe 20 persona nga Ekonomia pyjore (EP).

Zjarr ka edhe në zonën e fshatit Krapa në komunën Makedonski Brod. Në shuarjen e tij janë angazhuar dy të punësuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, tre zjarrfikës nga NJTZ-ja, nëntë persona nga EP dhe gjashtë persona nga veni i banuar.

Zjarri po digjet edhe në vendin Carovec  dhe për shuarjen e tij janë angazhuar 20 persona nga EP-ja. Janë paraqitur zjarre edhe në fshatin Sllatinë dhe midis fshatrave Vir dhe Lokvicë.

Në orën 14:50 zjarr ka shpërthyer edhe në Kondovë mbi Medresenë. Është djegur pyll me pisha, ndërsa aeroplanët e zjarrfikësve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim janë angazhuar për shuarjen e tij.

DMSH informon se zjarret tjera të cilat janë paraqitur në 24 orët e fundit janë shuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit