1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Strukturimi i Lëvizjes së Fethullah Gylenit në Kosovë

Më të lexuarat

Vitet e dymijëta janë ato që e përshpejtuan si përpjekjen e Kosovës për pavarësi si dhe strukturimin e Lëvizjes së Fethullah Gylenit në Kosovë.

Struktura e kësaj lëvizjeje që në Kosovë kaloi përmes Shqipërisë, aktivitetet e saj i përshpejtoi sidomos pas vitit 2004. Lidhjet u fuqizuan përmes OJQ-ve dhe shkollave. Në këtë drejtim u themelua Fondacioni për Arsim dhe Kulturë Atmosfera. Thuhet që themeluesi Talip Aktash i cili ka nënshtetësi të Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës është “Imami për Kosovë”.  

 

Aktivitetet në Kosovë janë filluar duke i organizuar zejtarët. U mblodhën sasi e madhe parash nën emrin “Himmet”. Pastaj shumë vepra të Fethullah Gylenit janë përkthyer në Shqip dhe janë shpërndarë.

 

Intelektualët e njohur Kosovarë si Milazim Krasniqi dhe Fadil Maloku kanë përgatitur shkrime për librat e Fethullah Gylenit. Në revista të ndryshme periodike si Paqja janë botuar lajme dhe reportazhe për aktivitetet.

 

Në qytetet si Prizren, Prishtinë, Pejë dhe Gjilan janë janë hapur Konviktet për Nxënës Atmosfera dhe Shkolla e Mesme Hasan Nahi.

 

Një OJQ tjetër e tyre në  Kosovë është Institucionet Arsimore Gylistan. Në kuadër të Gylistan-it në qytetet Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Lipjan gjendenKolegjet Mehmet Akif Ersoj. Në këto kolegje mësim jepet në qerdhet, parashkollorët dhe klasët mes viteve 1-12. Gjithashtu në Prizren është Qerdhja Yllka.

 

Në këto shkolla arsimohen fëmijët e familjeve më të rëndësishme të politikës së Kosovës. Vetëm njëri prej tyre është djali i Ish Kryeministrit të Kosovës, Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaqit.

 

Çmimi për një vit akademik në Shkollën e Mesme Hasan Nahi është njëmijë e 250 euro. Kurse në kolegjin Mehmet Akif rreth 2500 e 3000 euro. Kurse shkollimi në kolegjet tjera në këtë shtet është rreth 800 euro.

 

Nëse mendohet që të ardhurat mujore të një personi që është i diplomuar nga fakulteti mesatarisht janë 360 euro, kuptohet lehtë se cilës shtresë dhe cilit qëllim i shërbejnë këto shkolla.

 

Në shumicën e kolegjeve ata që shkollohen me bursë nuk janë fëmijët e të varfërve por fëmijët e politikanëve. Natyrisht që kjo nuk është një e mirë që mbetet pa u kthyer.

 

Në shkolla formohen grupe të nxënësve.  Në këtë mënyrë thurret komunikim i afërt si me nxënësit poashtu edhe me familjet e tyre. Pretendohet se nga nxënësit që qëndrojmë mirë materialisht mblidhen para në emër të ndihmave humanitare.

 

Pasi që të thurret kontakt i afërt me prindërit e pasur dhe efikas fillon faza e përfitimit nga mundësity e tyre. Shukri Buja Kryetari i Komunës së Lipjanit në vitin 2008 Institucioneve Arsimore Gylistan ia transferoi për 99 vjet vendin ku u ndërtua Kolegji Mehmet Akif në Lipjan.

 

Ndërtesa dhe objektet përcjellëse të këtij Kolegji që është në rrugën Prishtinë-Shkup, janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 52000 metër katrorë.

 

Një rast i ngjashëm ndodhi në Prizren. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, parcelën ku do të ndërtohej Kolegji Mehmet Akif Ersoj ia kishte transferuar Institucioneve Arsimore Gylistan. Ndërtesa e këtij Kolegji që u hap në Dhjetor të vitit 2011 u ndërtua mbi një sipërfaqe prej 50000 metër katror. 

 

Sikur iu dëgjoj të thoni: “Çka ka këtu? Ja çka ka:

 

Ridvan Hoxha Delegat i Kuvendit të Komunës së Prizrenit në vitin 2012 hapi padi te Prokurori i Qarkut të Prizrenit dhe te Misioni i BE-së. Pretendimi ishte ky:“Patundshmëria e Komunës iu transferua Kolegjit Mehmet Akif që është në kuadër të Institucioneve Arsimore Gylistan, pa e pasur miratimin e Kuvendit të Komunës.”

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, pas gjykimit që zgjati tri vite, u shpall fajtor për “Keqpërdorim të Detyrës” dhe u gjykua me 2 vite burg. Nëse ky vendim miratohet edhe nga Gjykata e Shkallës së Dytë, Ramadan Muja për 30 muaj s’do të mund të ketë post politik. Thënë ndryshe, do të jetë e sigurtë që ata të cilët kanë hedhur fara të ‘hajnisë dhe ‘keqpërdorimit’ janë duke qëndruar mbi harame.

 

Gjithashtu edhe vizitat e Mustafa Erdemit, drejtorit të Përgjithshëm të Institucioneve Arsimore Gylistan, te Presidentja Atifete Jahjaga, Ministri i Planifikimit Hapsinor Ferid Agani dhe Ministresha e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami janë me po të njëjtin qëllim.

 

Në një anë ta mbajmë si shënim faktin se Ministri i Administratës Publike të Kosovës Mahir Jagxhillar, përkundër ndodhive në Turqi vazhdimisht i lavdëron shkollat e strukturës së Fethullah Gylenit.

Nuk ekziston ndonjë institucion mediatik që e mbështet këtë strukturë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Veçse kanë bashkëpunime të afërta me gazetën Koha Ditore që mbështetet nga Sorosi. Kjo gazetë vazhdimisht ka publikime që janë në dobi të strukturës së Fethullah Gylenit dhe kundër AK Partisë dhe Kryetait të Republikës Erdoganit. Me theks të veçantë i preferon lajmet që kanë si referencë Today Zaman.

 

Struktura e Fethullah Gylenit disa herë me rradhë provoi të infiltrohet në Bashkësinë Islame të Kosovës. Gjatë zgjedhjeve të muftiut organizuan ndjena me qëllim që të bëjnë lobi për kandidatët e tyre. Përkundër faktit që i kanë disa infiltrime mes imamëve, megjithatë nuk patën sukses. Së paku nuk arritën në nivele të larta sikurse në Shqipëri.

 Nga Ayhan Demir* – Yeni Akit

Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

 

Përktheu: Emir Hukallo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit