Është në fakt një teknikë shumë e thjeshtë.
Elon përdor teknikën “Richard Feynman” nga ajo që unë kam lexuar në lidhje me qasjen e tij, të përzierë me teknikë “First Principles.”
… E cila në terma të thjeshtë: nuk është përpjekje për të kujtuar, por përpjekje për të kuptuar; kur ju e kuptoni, do iu kujtohet spontanisht.
Tingëllon e thjeshtë? Por ende, shumë njerëz nuk e bëjnë në këtë mënyrë. Ata përpiqen të mbushin trurin e tyre me shumë informacione dhe fakte, në veçanti studentët, me rezultatin që harrojnë shumë prej tyre.
Pra, si e bën Elon Musk këtë?
Një këshillë e thjeshtë: është e rëndësishme që t’i shohësh njohuritë si lloj i një peme semantike – sigurohuni që të kuptoni parimet themelore, dmth trungun dhe degët e mëdha, para se të arrini në gjethe / detaje.
Pra, ajo çfarë bën në thelb Elon është fakti që ai shikon në parimin më themelor të çdo çështjeje, në vend që të ndajë subjektin e çështjes në copa të vogla.