3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

STOP hipertensionit me vetëm 30 minuta ushtrime në ditë

Më të lexuarat

Sa më shumë ushtrime të bëjmë, aq më tepër të mbrojtur jemi nga sëmundja e Hipertensionit

Personat që bëjnë katër orë ushtrime në javë janë 19% më shumë të mbrojtur nga Hipertensioni. Sipas kërkimeve mjekësore botërore, më pak se gjysmë ore ushtrime çdo ditë ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut tek çdo person.

Në studimin e bërë janë përfshirë 136.846 persona në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azinë Lindore, të cilët kishin presion gjaku normal. Përgjatë një periudhe nga dy deri në 45 vjet rezultoi se 15.600 persona filluan të kishin probleme me presionin e gjakut. Personat të cilët ushtronin aktivitet fizik të paktën katër orë në javë, ishin 19% më pak të rrezikuar nga Hipertensioni sesa ata që bënin vetëm një orë aktivitet fizik në javë.

Ky është dhe faktori më i madh i cili ndikon në sëmundjet e zemrës dhe të veshkave.

Punët të cilat përmbajnë aktivitet fizik, siç janë fermat apo punët në sektorin industrial, ku mund të ngrihen dhe pesha të rënda apo të qëndrohet në këmbë për orë të zgjatura, janë punët më të këshillueshme të cilat ndihmojnë në qarkullimin normal të gjakut dhe uljen e riskut të Hipertensionit.

Megjithatë kërkimet akoma nuk kanë arritur në një përfundim nëse personat që bëjnë punë fizike janë më pak të rrezikuar nga Hipertensioni sesa ata që bëjnë aktivitet fizik për qejf.

 Përfundimi është nxjerrë nga “American Heart Association”.

/Shekulli Online/ E.B./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit