1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Stoltenberg flet me lëvdata për solidaritetin e Turqisë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje që dërgimi i furnizimeve shëndetësore në Itali dhe Spanjë nga Forcat e Armatosura Turke është një tregues i qartë i solidaritetit të aleancës.

Stoltenberg, i cili në llogarinë e tij në Twitter postoi fotografinë e aeroplanit që solli pajisje mjekësore në Itali dhe Spanjë që i përkisnin Forcave të Armatosura Turke në kuadër të fushatës së luftimit kundër llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), tha: “Solidariteti i NATO-s është në veprim. Unë jam krenar që aleatët tanë të NATO-s ofrojnë mbështetje për njëri-tjetrin përmes qendrës për ndihma gjatë fatkeqësive. Ne jemi më të fortë së bashku”.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare kishte njoftuar se produktet shëndetësore, të përbërë nga lloje të ndryshme maskash, rroba mbrojtëse dhe dezinfektues të prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare, do të dërgohen në Itali dhe Spanjë me avionë ushtarak të Focave të Armatosura Turke në kuadër të luftës kundër epidemisë së Covid-19.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit