2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Steven Gerrard pas 25 vitesh do të largohet nga Liverpool

Më të lexuarat

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se në fund të sezonit do të largohet nga klubi anglez, pjesë e të cilit është 25 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gerrard, 34 vjeç filloi të luajë për Liverpool që kur ishte nëntë vjeç, në kategorinë e të rinjëve. Megjithatë, ai tha se nuk do ta zgjasë kontratën me ekipin anglez, nga i cili do të largohet në fund të sezonit. Lojtar i famshëm për të cilin thonë se ishte “fëmija i Liverpoolit”, theksoi se ky është vendimi më i vështira në jetë, sepse, siç thotë, është shumë i lidhur me këtë klub. “Këtë vendim e mora sepse në jetë dhe në karrierë dua të provoj gjëra të reja. Kur ta përfundojë karrierën, nuk dua të pendohem për diçka që nuk e bëra. Por deri në ndeshjen e fundit do jap gjithçka në të mirë të ekipit”, tha Gerrard.

Për tifozët e Liverpoolit tha se ishin tifozët më të mirë në botë, duke i falënderuar për momentet më të mira të cilat i dhuruan ati por edhe klubit. Në fund, theksoi se ai do të vazhdojë karrierën e tij të futbollit, por nuk do të luajë në një klub që mund të takohet kundër Liverpoolit. Mediat britanike tashmë shkruajnë që Gerrard karrierën e tij të futbollit do ta vazhdoj në Amerikë. Gerrard në fanellën e Liverpool për herë të parë luajti në vitin 1998, ndërsa gjer më sot për këtë klub në 695 ndeshje shënoi 180 gola. Me Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve, UEFA Cup, dy herë Super Kupën UEFA, dy herë Fed Cup, dhe tri herë titullin e kampionit të Anglisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit