STENOGRAFI f.
Mënyrë për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt, duke përdorur shkurtime të thjeshtuara për fjalët dhe shenja të posaçme. Shenjat e stenografisë. Mban (merr) me stenografi. Mëson (di) stenografinë.
STENOGRAFIK mb.
Që ka të bëjë me stenografinë, i stenografisë; që është mbajtur me anë të stenografisë. Shenja stenografike. Regjistrim stenografik. Sistemet stenografike.
STENOGRAFIM m.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve STENOGRAFOJ, STENOGRAFOHET. Stenografimi i mësimit (i ligjëratës, i fjalimit).
STENOGRAM m.
Tekst i shkruar me stenografi. Stenogrami i raportit (i fjalimit). Marrë me stenogram.