3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stefanoviq i revoltuar: ndalimi i targave serbe hap i njëanshëm

Më të lexuarat

Paralajmërimi i se nga 1 qershori në Kosovë do të merren veturat që nuk kanë tabela të organeve të Kosovës është njëri nga veprimet e njëanshme të Prishtinës dhe keqpërdorim i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ka thënë sot shefi i ekipit beogradas të negocimit Borisllav Stefanoviq.

“Nuk ekzistojnë çfarëdo marrëveshje as pjesë të fshehura të marrëveshjes dhe ajo që është e sigurt është në vet Marrëveshjen për lirinë e qarkullimit shkruan se dy palët do të bëjnë çdo gjë që munden që qytetarët që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë ose tabelat KS ose RKS”, ka thënë Stefanoviq për televizionin Most nga Zvbecani.
Shefi i ekipit negociator i Beogradit shtoi se „nuk është caktuar asnjë obligim as nga republika e Serbisë që ka obligim për të pranuar vendimet e njëanshme të pushtetit të Prishtinës“. Stefanoviq theksoi se „kjo që ditëve të fundit po ndodhë në Kosovë është pasojë e aktit të njëanshëm të pushtetit në Prishtinë“.
I ashtuquajturi shef i rrethit të anamoravës Dragan Nikoliq, që vepron në Vranjë, vlerësoi të mërkurën se nga e premtja, më 1 qershor, për shkak të ndalesës së tabelave të regjistrimit që jep MPB të Serbisë, serbet në jug të Ibrit nuk do të kenë lirinë e qarkullimit.
Nikoliq për agjencinë Beta deklaroi se „apelon në KFOR-in,EULEX-in ose UNMIK-un që nga 1 qershori të sigurohet transporti për serbet në anamoravën e Kosovës që kalojnë drejt Bujnaocit ose Vranjes meqë nga 1 qershori nuk do të mundin për të vinë me veturat e veta, meqë më shumë se 95 % të serbëve kanë vetura me tabela serbe“.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nga 1 qershori do ti merr tabelat dhe të gjithë duhet domosdo të kenë regjistrimet e Kosovës./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit