0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Stavileci: “Trepça”, projekti më i rëndësishëm, por jo më i lehti

Më të lexuarat

Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Forum 2015 ka organizuar debat për Ligjin e Trepçës, të quajtur “Çka pas ligjit për Trepçën: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet.

Forumi2015 konsideron se pas miratimit të Ligjit për Trepçën janë ngritur pritshmëritë në vend, se më në fund Trepça mund të bëhet lokomotivë e zhvillimit ekonomik, punësuesi dhe eksportuesi më i madh në vend.

U diskutuan aspektet ekonomike, sociale dhe politike, që lidhen me modalitetet për ta aktivizuar këtë potencial të fjetur, dhe posaçërisht do të duhej të ndihmojë në përcaktimin e vijave të kuqe mbi të cilat “Trepça” e re nuk guxon të shkojë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha që paska qenë e shkruar që pas 17 vitesh të vendoset për fatin e “Trepçës” dhe të “Kosovës së Re”.

“Ky projekt është një ndër më të rëndësishmit, por jo edhe më i lehti, sepse Trepça është projekti më i ndërlikuar, sepse ka të gjitha opsionet brenda. Ka ekonominë, zhvillimin financiar, ka anën kombëtare, anën gjeografike, mund të them që është i vetmi projekt, i cili është një kuti e përmbushur. Në anën tjetër duam të fokusohemi te zgjidhja ekonomike dhe fizibiliteti…”

“Ne është dashur t’i hapim disa porta që mund të mbyllim asnjërën mundësi, nuk është që ne kemi vendosur edhe për një projekt të tillë nuk mund të vendoset brenda natës. Ndërkaq mundësitë e zhvillimit të ligjit i kemi marrë të gjitha pjesët nga rastet studimore për një të ardhme më të mirë, por që duhet të përgatitemi për rreziqe. Duhet t’i kemi parasysh faktorët e jashtëm që na paraqiten si rreziqe, mirëpo vitet e fundit, p.sh ‘Feronikeli’ e pati një sfidë për shkak të zvarritjeve që ishin në bursat ekonomike”, tha ministri Stavileci.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik.., Muhamet Mustafa, tha se të gjithë pa dallim duhet të jenë aktivë për të dhënë informimin e duhur për këtë projekt madhor.

“Qeveria, Kuvendi të gjithë duhet të jemi aktiv për të dhënë informimin e duhur, duhet me informuar qytetarët serb, sepse ata janë edhe të manipuluar edhe të pa informuar. Ne duhet të kuptojmë tregtinë, financat dhe strategjinë e përpunimeve të metaleve. Është me rëndësi të përgatitemi deri në shkurt në mënyrë që me e pas ‘Trepçën’ në përpunim”, ka thënë Mustafa.

Profesori i ekonomisë në Universitetin “Staffordshire”, Iraj Hashi, tha se edhe pse “Trepça” e ka potencialin, nuk është një mundësi e investimit që nuk ka rreziqe.

“Gjithmonë ka rrezik, le të themi për ndikime politike dhe ajo që është me rëndësishme ka edhe një kundërshtim kundër investimeve të ‘Trepçës’ dhe ky është ai rreziku tjetër dhe në veçanti natyra e fuqizimit të ligjit ka rreziqet e veta, prandaj investitorët e huaj duhet të inkurajohen, duhet të sigurohen që janë të sigurta investimet”, ka thënë Hashi.

Kurse ish-drejtori i “Trepçës”, Nazmi Mikullovci, ka thënë se në lidhje me ambientin është përgatitur një studim në vitin 2000, studim ky i cili shpjegon mënyrën e përgjithshme të këtij problemi.

“Deri në vitet e 70’ta ka pasur probleme të tjera me socializëm. Kushtetuta e 74-tës e cila si njihet me autonomizëm dhe ‘Trepça’ e ka shfrytëzuar mirë këtë periudhë. Sepse planet të cilat i planifikonte vepronte në bazë të atyre funksioneve”, ka thënë Mikullovci.

Forum 2015 synon të hap debatin qytetar për “Trepçën”, duke tentuar të nxisë vendim-marrës dhe grupe tjera të interesit të shpalosin alternativa të ndryshme zhvillimore, nga cila do lëmi që është me ndikim në suksesin e këtij projekti të madh. /Ekonomiaonline/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit