0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Prill 2021

Më të lexuarat

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë eksportin më të lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2021
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 100.5% në muajin prill 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 323.4 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 161..2 milionë Eurosh në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 15.9%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2021 kishte vlerën 61.1 milionë Euro, ndërsa importi 384.5 milionë Euro, që është një rritje prej 86.9% për eksport dhe 98.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.2% e përbëjnë produktet minerale; 11.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.1% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18.9 milionë Euro, ose rreth 31.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 77.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (9.1%), Gjermania (7.8%), Bullgaria (2.6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 174.7 milionë Euro, ose 45.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 85.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.7%), Italia (5.4%), Sllovenia (4.5%), Greqia (3.3%), etj.

Në muajin prill 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 23.5 milionë Euro, ose 38.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 44.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (15.6%), Maqedonia e Veriut (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (3.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin prill 2021, arritën në 76.7 milionë Euro, ose 20.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 103.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.8%), Shqipëria (5.9%), dhe Maqedonia e Veriut (5.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 18.6 milionë Euro, ose 30.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (15.9%), dhe Zvicra (7.6%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 133.0 milionë Euro, ose 34.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.0%) dhe Kina (7.7%)./ASK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit