Nesër do të organizohet samiti i pestë i organizatave humanitare me temë rolin e zhvillimit të organizatave civile në botën islame nën drejtimin e OBI në Stamboll të Turqisë.
Sipas burimeve informative shorouk news, ky samit do të zgjasë dy ditë dhe parashikohet që 200 organizata humanitare rajonale dhe ndërkombëtare të marrin pjesë. Në këtë samit do të studiohen masat dhe veprimet humanitare në gjendje të jashtëzakonshme dhe urgjente si dhe do të paraqiten eksperiencat e suksesshme në fushën e dërgimit të ndihmave të shpejta mes organizatave të vendeve anëtare në OBI.