Në ceremoni, e cila u mbajt pas namazit të xhumasë, morën pjesë një numër i madh i aktivistëve dhe figurave politike të cilët bënë thirrje për unitet dhe drejtësi për gazetarin
Në xhaminë Fatih të Stambollit u organizua namaz i xhenazes në mungesë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoni, e cila u mbajt pas namazit të xhumasë, morën pjesë një numër i madh i aktivistëve dhe figurave politike të cilët bënë thirrje për unitet dhe drejtësi për gazetarin.
Khashoggi, një kontribues i rregullt për “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Pas disa javëve të mohimit për përfshirje në krim, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.
Trupi i Khashoggit ende nuk është kthyer te familja e tij, edhe pse është kërkuar kthimi i trupit mes raporteve se është tretur kimikisht.