0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Srpska” e ngrirë në aktivitete, e shkrirë për paga e beneficione

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Listës “Srpska” në institucionet e Republikës së Kosovës ndonëse për më shumë se një muaj kanë ngrirë aktivitetin politik pas shkarkimit nga detyra të ministrit Aleksandër Jabllanoviq, ata vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të gjitha beneficionet shtetërore.
Nëntë deputetët dhe ministrat e këtij subjekti politik në Qeveri po vazhdojnë t’i marrin pagat nga buxheti i Kosovës dhe t’i shfrytëzojnë veturat zyrtare, ndonëse prej fillimit të shkurtit të këtij viti kanë ngrirë aktivitetin e tyre politik në kuadër të institucioneve vendore.
 
Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se jo vetëm nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb Jasmina Zhivkoviq, që vazhdon ta marrë pagën e plotë prej gati 2 mijë eurosh, por janë edhe 8 deputetë të tjerë që janë bashkëpartiakë të saj që i marrin pagat e plota mujore prej rreth 1500 eurosh. /Zëri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit