Kampioni i “Moto2” Kenan Sofuoglu njoftoi se do t’i jepte fund karrierës në garën e kësaj fundjave në Itali pas kërkesës që i kishte bërë Presidenti Erdogan.
“Pas dëmtimësh të shumta, frikës së familjes dhe mbi të gjitha, kërkesës nga PresidentiErdogan, vendosa që t’i jap fund karrierës. Gara e kësaj jave në Itali do të jetë e fundit”, ka shkruar ai në Instagram duke marrë mjaft komente mbështetëse nga fansat.
Kenan Sofuoglu është sportisti që ka fituar më shumë tituj në Moto2, plot pesë të tillë, por kohët e fundit ai ka pësuar mjaft dëmtime gjatë garav.