0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SPONDILOZA

Më të lexuarat

 
Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndim i vogël, por duke shkaktuar pasoja ne shtyllen kurrizore.
Ky problem nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër!
Spondiloza në boshtin kurrizor shkakton ngushtimin e hapësirës në mes të unazave dhe formimin e disa zgjatimeve eshtrore (osteofite) në këto nyje. Me moshë rritet edhe prania e kësaj sëmundje. 80% e të moshuarve kanë probleme me kurrizin. Natyrisht, të sëmurë konsiderohen vetëm ata të cilët kanë dhimbje.
Zakonisht këto probleme paraqiten ne pjesën e fundit te unazave të shpinës(unazat e pjesës lumbale që quhen L4 dhe L5 apo edhe L5 dhe S1), kurse dhimbjet manifestohen edhe gjerë tek fillimi i boshtit kurrizor në pjesën e sipërme apo në pjesën e qafës.
Dhimbjet lumbale i përjetojnë pothuajse 80% e njerëzve përgjatë jetës së tyre, dhimbje e cila quhet Lumbago dhe mund të zgjasë javë të tëra, por edhe vite të tëra nëse nuk trajtohet si duhet.spondiloza
Diagnostikimi

Spondiloza është sëmundje e cila zhvillohet ngadalë dhe simptomat kryesore janë dhimbjet në kurriz në çdo lëvizje pothuajse me levizjet me të vogla, shtangimi i muskujve pas qendrimit ulur për kohë më të gjatë.
Nëse problemi është në pjesën cervikale, pra të qafës, për shkak të shtypjes së osteofitit apo diskut tek nervi i cili del në mes të unazave që kalon përgjatë boshtit kurrizor, do të shkaktohen dhimbjet e qafës duke u përhapur nga koka apo nga krahu dhe duart. Nganjëherë i sëmuri ka ndjenjë jo të këndshme të therjes, mpirjes së gishtave (sikur më gjilpëra).
Nëse sëmundja është e shprehur në pjesën e mesme, dhimbja përhapet në pjesën e perparme të gjoksit…dhe nganjëherë krijon simptomat sikurse tek infarkti i miokardit!
Forma më e shpeshtë është sindromi lumbal, i cili shkakton dhimbje tek pjesa e poshtme e kurrizit e ne disa raste edhe mpirje e cila mund te perhapet edhe gjerë tek shputa apo gishterinjtë.
Trajtimi

Përvojat dhe praktikat shumëvjeçare në trajtimin e kësaj sëmundje madje edhe problemeve të tjera me kurrizin me medikamente nuk ka dhënë ndonjë përmirësim dhe sukses të veçuar. Zakonisht medikamentet janë nga grupi i antireumatikëve, të cilët vetëm për momentin i zvogëlojnë dhimbjet dhe mundësojnë lëvizje momentale. Por, këto medikamente kanë edhe efekte negative…
Andaj, pas kontrollimit të mirëfilltë dhe konstatimit të gjendjes, verifikimit të shkaktarëve të sëmundjes, me metoda mjekësore atëherë bëhet zgjatja” e boshtit kurrizor që të vihen në vend, nervat e “zënë pick” çlirohen dhe, kështu, fillon qarkullimi normal i gjakut, rehabilitimi i muskujve, nervave, eshtrave. Të gjitha këto plotësohen me terapinë fizikale ku mund te perfshihen metoda te ndryshme per trajtimin dhe rehabilitimin nga keto probleme te cilat edhe mund te zgjasin me vite nese nuk trajtohet si duhet ky problem. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit