1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spiunët rusë rekrutonin edhe fëmijët

Më të lexuarat

Dy vjet pasi shërbimi sekret amerikan zbuloi spiunët rusë që vepronin në SHBA, në publik po dalin detajet të reja të veprimit të tyre. Një fakt shqetësues e publikoi “Wall Street Journal”, që shkruan se spiunët rusë ishin të përgatitur për çdo gjë, madje edhe për rekrutimin e fëmijëve të tyre.

Sipas burimeve të paemëruara të WSJ , dhjetëra spiunë të arrestuar rusë kishin nga shtatë fëmijë, të moshës prej një deri në njëzet vjet.

Njëri prej tyre ishte Tom Foley, prindërit e të cilit u arrestuan, ndërsa me identitet të rremë kishte studiuar në Universitetin “George Washington”. Siç shkruan gazeta, të gjithë fëmijët e spiunëve rusë kanë lindur në SHBA që të mos ekspozoheshin shumë ndaj hetimeve qeveritare, gjë që i bënte ata “material” të përsosur për rekrutim.

Edhe pse fillimisht besohej se fëmijët e spiunëve nuk ishin të njohur me aktivitetet e prindërve të tyre, burimet e WSJ vërtetojnë të kundërtën. Sipas artikullit, Foley ishte i njohur me tërë situatën dhe kishte interesim për aktivitetin e prindërve.

Avokati i prindërve të tij ka mohuar pohimet, duke thënë se mediat në publik hedhin “bërllok të rëndomtë”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit