Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një konference për media ku ka thënë se do të paraqitet pranë kësaj gjykate më 4 dhjetor, njofton Klan Kosova.
“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike”.
Veseli tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.