1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Spastrimi etnik ndaj myslimanëve të Burmës, si ai i myslimanëve në Bosnjë

Më të lexuarat

Gazeta britanike “The Indipendent” i ka kushtuar vëmendje akteve të dhunës që budistët ushtrojnë ndaj myslimanëve në Burma, duke detyruar me mijëra prej tyre të braktisin shtëpitë.

Dëshmitarë okularë kanë dhënë dëshmitë e tyre për korrespondentin e gazetës, duke thënë se fshatrat e tyre janë djegur tërësisht nga budistët. Ata thonë se zjarrfikëset kishin ardhur menjëherë në vendin e zjarrit, jo për ta shuar atë, por për ti hedhur lëndë djegëse që të shkretohet gjithçka.
Fotot satelitore kanë ofruar pamje të disa qendrave të banimit, të shndërruara tashmë në grumbuj hiri, vetëm brenda një jave.
Një i shpërngulur, tregon se ishte orvatur të shuajë zjarrin, por budistët e kishin sulmuar me shpata. Nëse do të qëndronim në vendbanimet tona, do të na kishin therur të gjithëve. Ky është një spastrim etnik i mirë studiuar, si ai që u ndodhi myslimanëve të Bosnjës – shtoi ai.
Sipas korrespondentit të gazetës, ushtria vendase i pati mbrojtur pakicat myslimane në vend, kur shpërtheu dhuna në Majin e kaluar. Por më vonë, ushtria u ka thënë se nuk mund ti mbrojë dhe se u duhet të largohen sa më shpejt jashtë kufijve të Burmës.
Dhuna kalon nga një fshat në një tjetër, kudo që ka vendbanime të myslimanëve.
Organizata Human Rights watch, ka publikuar një raport i cili flet mbi dëmet dhe dhunën e shkaktuar ndaj pakicës Rohanga, duke ia hedhur fajin qeverisë dhe shumicës budiste në vend.
Një zyrtar i OKB-së në vend, është shprehur se vetëm ditët e fundit, mbi 22 mijë persona kanë braktisur vendbanimet e tyre për shkak të dhunës që budistët kanë ushtruar ndaj tyre. Sakaq, mbi 4600 shtëpi janë djegur dhe shkatërruar tërësisht. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit