1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spasovski: “Po zhvillohet procedurë për ekstradimin e 15 anëtarëve të FETO-s”

Më të lexuarat

Ministri i punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se po zhvillohet procedurë për ekstradimin e 15 anëtarëve të FETO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Spasovski sot ishte i pranishëm në brifingun me diplomatët të Iniciativës Rajonale për Azil, Refugjatë dhe Migrantë – (MARRI), ndërsa pas ngjarjes u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Spasovski u pyet për ekstradimin e mundshëm të anëtarëve të FETO-s.

“Proceset që kanë të bëjnë me ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ‘FETO’, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheq Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tonë. Mirëpo informata më të detajuara duhet të kërkoni në Ministrinë e Drejtësisë, se deri ku janë proceset dhe kur do të mund të realizohen”, tha Spasovski.

Të mërkurën në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndroi ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar, i cili mbajti një konferencë të përbashkët me ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Akar tha se ka struktura të caktuara të organizatës terroriste FETO që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe se në këtë kontekst ka momente të reja.

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të bëhen hapa konkrete në mënyrë që të dyja shtetet të shpëtojnë nga kjo organizatë terroriste sepse po dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke sabotuar miqësinë tonë dhe marrëdhëniet vëllazërore që kemi”, tha Akar.

“Kemi emra të disa personave të mëdha, emrat e të cilëve u janë dhënë institucioneve relevante të vendit. Unë jam thellësisht i bindur se në ditët e ardhshme institucionet në Maqedoninë e Veriut do të marrin masa konkrete sepse u besoj institucioneve të këtij vendi”, përfundoi Akar.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i tyre Fetullah Gülen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), qëndrojnë pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit humbën jetën 251 persona, ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit