Numri i spanjollëve që po e braktisin vendin e goditur nga recesioni është rritur për 44 për qind brenda gjashtë muajve të parë të 2012-ës krahasuar me periudhën e njejtë në vitin paraprak, bëri të ditur Instituti Kombëtar për Statistika i Spanjës.
Vlerësimet aktuale tregojnë se 40 mijë e 625 spanjollë kanë migruar ndërmjet muajit janar dhe qershor, krahasuar me 28 mijë e 162 sa ishin në pjesën e parë të vitit të kaluar.
Diku 228 mijë e 890 të huaj që po jetonin në Spanjë thuhet se e kanë lëshuar vendin brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Të dhënat e institutit bazohen në ato të zyrave komunale.
Spanja ka hyrë në vitin e tretë të recesionit me 25 për qind të popullatës së saj të papunë, ndërsa gjendja ekonomike nuk pritet të përmirësohet deri në vitin 2014./Rel/.kohaislame