Zjarret gjigante që kanë përfshirë dhe po shkatërrojnë që nga e diela rajone në verilindje të Spanjës, përgjatë vijës kufitare me Francën, që kanë shkaktuar të paktën katër të vdekur ndër të cilët tre francezë, vazhdojnë të jenë aktive dhe me një intensitet të konsiderueshëm edhe përgjatë natës, deklaroi një zëdhënëse e ekipeve zjarrfikëse të Katalunjës.
“Zjarret vazhdojnë të jenë aktive”, u shpreh ajo.
”Ekipeve të zjarrfikësve u është dashur të mos operojnë më me avionët e ujit si pasojë e erërave të forta, por ato u qetësuan disi gjatë orëve të para të mëngjesit dhe kështu mjetet fluturuese për shuarjen e zjarreve rifilluan punën për vënie në kontroll të flakëve”, theksoi ajo. /trt/kohaislame