1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Spanjë, në aksidentin e djeshëm humbën jetën shtatë studente italiane

Më të lexuarat

ROMË (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë bëri të ditur se në aksidentin që ndodhi dje në lindje të Spanjës, jetën e humbën shtatë studente nga Italia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë sqarohet se në aksident mbetën të vdekur gjithsej 13 studente, pas së cilës në Itali u formua shtabi i emergjencës. Kryeminstri italian Matteo Renzi nëpërmjet rrjeteve sociale tha se pjesa më e madhe e viktimave janë italianë.

“Zemra më është këputur për italianet që u vranë në aksident, si dhe për të rejat të cilave iu shkatërrua jeta”, thuhet në mesazhin e Renzit.

Autobusi, i cili po qarkullonte nga Valencia për në Barcelonë, të dielën rreth orës gjashtë të mëngjesit në autostradën AP-7 u përplas me një makinë. Në aksident u jetën e humbën 13 persona ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Në autobus ndodheshin 61 pasagjerë, kurse në makinë dy persona. Në autobus kishte studentë nga 19 vende që kanë marrë pjesë në programin e këmbimit “Erasmus”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit