4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Spanje, autoritetet në përgatitje të “listës së zezë” për tifozët e dhunshëm

Më të lexuarat

Ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Jorge Fernandez Diaz ka deklaruar se do të përgatitët “lista e zezë” ku do të figurojnë emrat e tifozëve me sjellje të dhunshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se gjatë javës së 13-të të ndeshjeve të luajtura të futbollit në La Liga-n spanjolle kanë ndodhur disa raste të dhunës që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Spanjë. Vëmendje të veçantë ka tërhequr konfrontimi fizik, të dielën, në mes të tifozëve të Atletico Madridit dhe Deportivos gjatë të cilit një person ka humbur jetën.

Ministri i Brendshëm spanjoll theksoi se do të formohet “lista e zezë” në të cilën do të figurojnë tifozët e dhunshëm dhe grupet tifozëve të cilët do të propozohen nga klubet e futbollit me qëllim të parandalimit të dhunës në ndeshjet e futbollit.

Ai theksoi se personave në listën e përmendur nuk do t’ju lejohet qasja në ndeshjet futbollistike në Spanjë. Po ashtu, personave në fjalë nuk do t’ju lejohet blerja e biletave hyrëse për ndeshjet, ndërkohë që do t’ju ndalohet lëvizja në vendet e përcaktuara jashtë stadiumit.

Ai theksoi se është e nevojshme që sa më parë të kryhet hetimi në lidhje me konfrontimin e grupeve të tifozëve të Artleticos dhe Deportivos.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit