1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Soylu: Perëndimi vazhdon standardin e dyfishtë në antiterrorizëm

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) ka kritikuar vendet perëndimore që zbatojnë standarde të dyfishta në luftën kundër terrorizmit.

Kryeqyteti i Francës, Paris, këto ditë mirëpret Konferencën Ndërkombëtare të Antiterrorizmit.

Përfaqësuesit e 70 vendeve dhe 20 organizatave ndërkombëtare u takuan në kryeqytetin francez me moton “Jo para për terrorin”.

Pikë e agjendës së aktivitetit është tharja e burimeve të parave që financojnë organizatat terroriste, siç janë: DAESH dhe Al-Kaeda. Në ditën e parë konferenca u mbajt në nivelin e specialistëve, kurse në ditën e dytë ajo vazhdon në nivelin e ministrave dhe pa praninë e medias.

Pjesëmarrësit ndajnë përvojat e tyre për antiterrorizmin dhe synojnë të sigurojnë bashkëpunimin kundër terrorit dhe financimit të tij.

Turqia në këtë konferencë përfaqësohet nga ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) dhe ministri i Financave Naxhi Aball (Naci Ağbal).

Ministri Sojllu në fjalën që mbajti në këtë konferencë kritikoi qëndrimin me standarde të dyfishtë të Evropës kundër terrorizmit.

“Nëse në përkufizimin e terrorizmit do të shfaqet ende një botëkuptim i llojit “terroristi im, terroristi yt”, natyrisht që është e pamundur që ne të marrim një metër rrugë”,- u shpreh Sojllu, duke shtuar se megjithëse bota flet vazhdimisht për DAESH-in dhe Al-Kaedën, ajo nuk diskuton aspak për organizatën separatiste terroriste PKK/PYD-YPG dhe organizatën terroriste FETO.

Konferenca do të përfundojë me Deklaratën e Parisit, e cila do të përfshijë rekomandimet dhe përfundimet e aktivitetit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit