Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë ditës së sotme pritet që ta shpallë vendimin e saj në lidhje me paditë për gjenocid që Serbia dhe Kroacia ia kanë bërë njëra-tjetrës.
Shefi i gjyqtarëve të GJND-së, Peter Tomka, pritet ta lexoj verdiktin në Pallatin e Paqes në Hagë. Ministri i Jashhtëm serb, Ivica Daçiq, e ka përshkruar këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme për marrëdhëniet dy-palëshe, Serbi-Kroaci.
Zagrebi e ka dërguar rastin një GJND në vitin 1999, teksa e ka akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.
Kroacia ka thënë se Serbia është fajtore për spastrim etnik dhe për një formë të gjenocidit, në luftën që ka bërë që mijëra kroatë të zhvendosen, të vriten, torturohen dhe pronat e tyre të shkatërrohen. Pas ofensivës kroate, përqindja e serbëve në ato territore nga 12 sa kishte qenë, kishte rënë në 4 për qind.