-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Sot varrosen katër viktima të familjes Berisha në Suharekë

Më të lexuarat

Në qendrën memoriale të Suharekës sot do të varrosen edhe katër mbetje mortore të identifikuara gjatë vitit të kaluar të familjes Berisha.
 
Qyteti i Suharekës të enjten do të kujtojë viktimat e 26 marsit të vitit 1999 ku 45 anëtarë të familjes Berisha u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe.
 
Një akademi përkujtimore do të mbahet në mesditë në Shtëpinë e Kulturës dhe më pas qytetarët do të bëjnë homazhe te qendra memoriale ku janë varret e familjes Berisha, raporton Kallxo.com.
 
Në këtë qendër do të rivarrosen edhe katër mbetje mortore të familjes Berisha të cilat u identifikuan gjatë vitit të kaluar. E fundit që u identifikua ishte Arta Berisha.
 
Anëtarët e familjes Berisha së pari ishin ekzekutuar në një lokal të vogël në qendrën tregtare të qytetit dhe më pas trupat u larguan në drejtim të Prizrenit. Gjatë rrugës, nga kamioni kërcejnë dy gra dhe një fëmijë, dëshmitarë të ngjarjes, shkruan Kallxo.com.
 
Kryetari i shoqatës për persona të pagjetur “Shpresimi”, Hysni Berisha tha se janë edhe 18 viktima tjera që ende konsiderohen të zhdukur.
 
“Trupat e këtyre qytetarëve fillimisht janë groposur në Prizren, pastaj trupat janë bartur me një kamion frigorifer i gjuajtur në Danub dhe në fund u zbulua në poligonin e qitjes së njësisë special të policisë serbe në Batajnicë”, tha Berisha.
Berisha ka dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në vitin 2002 në Hagë për masakrën e familjes Berisha në Suharekë.
 
Suhareka ishte sulmuar edhe një ditë më herët, 25 mars ku në disa vende të ndara ishin vrarë 130 qytetarë e të varrosur te varret e Berishve, në rrugë të Peqanit, varrezat e Kuqve dhe në Shirokë./Indeksonline
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit