4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sot shpallet pavarësia e Çamërisë

Më të lexuarat

Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas, sot do ta shpallë mëvetësinë e Çamërisë dhe do t’i zgjedh institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, nesër do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.

“Nesër në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai për Radio-Kosovën.

Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Nesër totalisht, ajo që ka qenë ëndërr nesër do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.

Nga sot, qyteti i Hagës, në Holandë, do të jetë Kaçaniku i Kosovës. Kështu paralajmëron kryetari i Shoqatës Demokrate “Çamëria”, me seli në Holandë, i cili paralajmëron se nesër çamët do ta shpallin mëvetësinë dhe do ta emërojnë Qeverinë e Çamërisë. Sipas Latos, emërimi i Qeverisë, nesër do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare. /RTK/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit