0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sot pritet të përmbyllet mbikëqyrja e Pavarësisë

Më të lexuarat

Republikës së Kosovës nga sot pritet t’i hiqet mbikëqyrja e Pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008. Ky vendim pritet të merret pas një mbledhje të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që do të mbahet në mesditën e sotme në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë solemne, ku veç Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi, fjalë rasti do të mbajnë edhe treshja ndërkombëtare që ishte angazhuar në zgjedhjen e statusit të Kosovës, kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-ve, Frank Wisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger. Po ashtu do të flas edhe zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger.

Për të shënuar përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, në Kosovë do të qëndrojnë rreth 36 delegacione të shteteve të botës, ndërsa sot dhe nesër ( 10 dhe 11 shtator) do të organizohen manifestime të ndryshme, për të shënuar përfundimin e mbikëqyrjes. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit