Sot në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual,transeksual) kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën për paradën e tyre.
Aktiviteti i tyre nisi rreth orës 09:30, ndërsa fjalën e mori i pari Ambasadori i parë i Ambasadës Pink në vendin tonë Altin Azizaj, i cili deklaroi se Shqipëria po nis një kapitull të ri, atë të respektimit të cdo komuniteti.
Ndërkaq edhe muslimanët kanë paralajmëruar sot një protestë paqësore ndaj homoseksualëve. Sipas njoftimit të Forumit Musliman Shqiptar do të organizohet një manifestim me rastin e ditës së familjes./koha/kohaislame