3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sot në Tiranë nesër prite në Prishtinë e Shkup (Striptiz për Granim 8 Marsi) !

Më të lexuarat

Viteve të fundit është bërë traditë në disa bare të Tiranës kur për 8 Mars bëhen Striptiz për gra (për nder të 8 Marsit): 

Tv Klan sjell lajmin si më poshtë, ndërkaq brenga jonë është se a është ky alarm edhe tek Kosova e Maqedonia (vende ku dihet qysh kollë burri)?

Tv Klan:

Ku ka si gratë tona – thotë një batutë nga filmi, “Përrallë nga e kaluara. Një ditë të vetme pa burrat dhe  janë “tërbuar” në club me ratsin e 8 – Marsit.

Ajo që duhet të ishtë dita e tyre e protestës është kthyer në një natë me pulle të kuqe duke zhveshur meshkuj dhe pirë alkool.

Me qindra femra janë mbledhur në një nga clubet në periferi të Tiranës për të festuar këtë ditë të shënuar. Pjesë e show -t ishin tre meshkuj striptistë, të cilët kishin ardhur nga Italia duke plotësuar gjithë panoramën e kësaj feste.

Foto janë publikuar nga vetë të pranishmet në rrjetet sociale, teksa u janë bindur striptistëve që t’i zhvishnin dhe improvizonin skena seksi.

Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që burrat dhe të dashurit i prisnin në shtëpi partneret e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që në Tiranë për 8 – Mars të organizohen festa të tillë. Dalëngadalë gratë po u largohen organizimeve të mëpërshme, ku mblidheshin në një lokal për  të drekuar dhe vallëzuar sëbashku pa pranin e meshkujve.

tvklan.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit