Sot në Varrezën Përkujtimore në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës do të varrosen mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin u vranë të paktën 8.372 civilë boshnjakë dhe i cili konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Varrimi i 35 viktimave të identifikuar të vrarë më 11 korrik të vitit 1995 nga njësitë serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiç dhe të nxjerrë nga varre masive vite më vonë, do të bëhet pas namazit të drekës.
Mijëra persona nga brenda dhe jashtë vendit tanimë që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të vijnë në Potoçari.
Këtë vit, më i riu nga 35 viktimat që do të varrosen është 16-vjeçari Vesib Ibriç, kurse më i vjetri 71-vjeçari Shahin Haliloviç. Po ashtu, sot do të varroset edhe Remzija Dudiç, e cila ishte shtatzënë në muajin e gjashtë kur u vra në pyll së bashku me bashkëshortin e saj.
Viktimat që do të varrosen janë si në vijim:
Omer Aliç, Muhamed Aliç, Fahrudin Alisheviç, Suvad Avdiç, Hazim Beganoviç, Suad Begoviç, Kiram Bektiç, Ramo Boriç, Bajro Budoviç, Edin Buriç, Salem Çakanoviç, Aziz Dautbashiç, Nijazija Dudiç, Remzija Dudiç, Avdija Gusiç, Shahin Haliloviç, Ahmet Hasanoviç, Nesib Hasanoviç, Hamdija Hasiç, Sejad Husejnoviç, Vesid Ibriç, Saban Ikanoviç, Hazret Kadriç, Nijaz Kadriç, Senad Maliç, Feris Mehmedoviç, Safet Merxhiç, Hajro Muhiç, Nesad Mujçinoviç, Asim Mujiç, Kadrija Musiç, Salih Selimoviç, Hamed Smajiç, Ahmo Smajiç dhe Rizo Sulejmanoviç.