4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sot fjala përfundimtare për rastin e Almirit

Më të lexuarat

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë sot pritet të jepet fjala përfundimtare për rastin e vogëlushit Almir Aliu. Në këtë rast, Boban Iliq, i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje”, pas rikualifikimit të veprës akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”.

Ndërkohë, për akuzën e ushtrimit të dhunës akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin.

Në seancën e kaluar, avokati i tyre Asmir Alispahiq, në fjalët përfundimtare të tij kërkoi lirimin e tyre, pasi siç u shpreh ai vepra dhunë që atyre u ngarkohet nuk është vërtetuar as nga Prokuroria dhe se shumë qartë në video-materiale shihet se ata jo vetëm që nuk kanë kryer vepër penale dhunë, por asnjë tjetër vepër penale.

Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit