-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sot edhe një hap drejt liberalizimit, a do t’ua hap BE-ja rrugën kosovarëve drejt Schengenit

Më të lexuarat

Komisioni Evropian sot pritet që të dalë me njoftimin se a i ka përmbushur apo jo Kosova të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizimin e vizave.

Lidhur me këtë dje ka arritur në Bruksel delegacioni kosovar nën udhëheqjen e presidentit Hashim Thaçi. Ata sot pritet të zhvillojnë takim rreth dialogut me Serbinë, por edhe rreth liberalizimit të vizave.

Temë tjetër diskutimi në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të BE-së, do të jetë edhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Pak para nisjes për në Bruksel, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova me të drejtë pret vlerësimin e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Haradinaj theksoi se një vlerësim pozitiv nga KE-ja për Kosovën, do të jetë vetëm realizimi i hapit të parë drejt liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër nga shoqëria civile është shprehur skeptike rreth kësaj çështje, duke thënë se edhe në rast se raporti i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv për Kosovën, është vështirë që i tërë procesi të përfundoj brenda vitit 2018 dhe qytetarët të mund të lëvizin pa viza.

Kujtojmë se të enjten është raportuar se do të jetë për vizitë në Kosovë, Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit