4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Sot 56 vjet u ekzekutua kryeministri turk… arsyeja ishte rrënqethëse!

Më të lexuarat

Kryeministri turk Adnan Menderes u ekzekutua sot e 56 vjet më parë. Ai u dënua me vdekje, pasi kishte sfiduar ligjet e mëparme, dhe kishte kthyer thirrjen e ezanit në gjuhën arabe.

Menderes ishte kryeminisër midis viteve 1950-1960. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike (PD) në vitin 1946, partia e katërt e opozitare e Turqisë. Ai ishte dënuar me vdekje nga junta ushtarake pas grushtit të shtetit të vitit 1960, së bashku me dy anëtarët e tjerë të kabinetit.

Menderes u bë mjaft i famshëm pasi pasuria e tij ishte mjaft e vogel, vetëm aq sa kishte trashëguar.

Ai ishte më tolerant ndaj stilit tradicionale të jetesës dhe formave të ndryshme të praktikimit të Islamit, dhe nuk ngjante aspak me metodat e imponuara nga Atatürk dhe partia e tij.

Ai rihapi mijëra xhami në të gjithë vendin, të cilat ishin mbyllur për vite me radhë.

Edhe pse ishte pro-perëndimorë, ai ishte më aktiv se paraardhësit e tij në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet myslimane. Menderes kishte një politikë ekonomike më liberale sesa kryeministrat e mëparshëm dhe lejoi më shumë ndërmarrje private.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit