Sony sapo ka zbuluar në Japoni tabletin më të fundit: Xperia Tablet Z, 10.1 inç. Pajisja është shumë e hollë dhe shumë e lehtë në aspektin e tabletëve.
Ka një ekran 10.1 inç, është 6.9 mm e hollë dhe peshon 495 gram. Nëse e krahasojmë me iPad-in e Apple (9.7 inç), modeli vetëm me Wi-Fi peshon 652 gram.
Xperia Tablet Z nuk mbetet prapa as nga specifikimet: ka një procesor Qualcomm 1.5GHz quad-core, 2GB RAM dhe 32 GB kujtesë të brendshme, që mund të zgjerohet më tej përmes kartave microSD.
Ekrani është full HD (rezolucion 1920×1200), dhe vjen me një kamer 8.1-megapixel, NFC, LTE, dhe Sony S-Force virtual surround sound.
Për më tepër, tableti është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, karakteristika këto që e listojnë në tabletët më tërheqës me Android.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi çmimin apo disponueshmërinë. (PCWorld Albanian)/kohaislame