Tableti më i ri nga Sony, Xperia Z është lansuar gjatë muajit të kaluar në Japoni mirëpo deri më tani nuk kishte dalur jashtë këtij tregu.
Ndërsa tani, shfaqja teknologjike MWC 2013 duket se është vendi ideal për ta zgjeruar tregun e kësaj pajisje. Tableti Xperia Z do të ofroj zgjedhje të dy modeleve: modeli me hapësirë ruajtëse prej 16gb dhe modeli tjetër me 32gb.
Pajisja do të punoj nën sistemin operativ Android JellyBean 4.1.2 përderisa posedon procesorin 1.5GHz Snapdragon S4 Pro CPU, RAM memorie prej 2GB, baterinë 6,000 mAh, kamerën e pasme prej 8.1MP dhe frontale prej 2MP, teknologjinë NFC, certifikimin për PlayStation dhe ekran me 1920×1200 piksel.
Sony premton që së shpejti Xperia Z do të punoj nën versionin më të fundit të JellyBean, 4.2. Modeli i pajisjes prej 16GB kushton 499 dollarë përderisa modeli 32GB do të ketë çmim prej 599 dollarë.