0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sony do të nxjerr modelin e ri të baterisë

Më të lexuarat

Sony do të lëshojë një linjë të re të baterive të jashtme. Të vogla, të rrafshëta për të ofruar bazë ekstra për tabletë dhe smartfonë për ta përdorur teknologjinë e saj të “petëzuar”, -tha ndërmarrja gjatë ditës së hënë.

Ndërmarrja elektronike me bazë në Tokio lajmëroi disa modele, duke përfshirë një me kapacitetin 7,000 mAh, që thotë se ofron rreth tre ngarkesa të plota për një smartfon tipik, me 2.1 amp kur që të dy portat e USB-së janë duke u përdorur.

Bateria peshon 198 gramë dhe është 130.6 milimetra me 70.4 mm me 12.9 mm, në një mesatare me shumë smartfonë. “Ky lloj i hollë i baterisë është fuqia e Sony-it,2 tha zëdhënësi Jin Tomihari.

“Tregu i smartfonëve është duke u rritur, kështu që tregu i baterisë gjithashtu është duke u rritur në përputhje me rrethanat.” Ndërmarrja është duke shitur bateritë e reja teksa ka një profil të njëjtë të hollë si telefona dhe tabletë modernë, duke i bërë që të dy të ruhen së bashku.

Sony do të lëshojë po ashtu një model më të hollë që ka 3,500mAh, e po ashtu edhe bateritë më të vogla cilindrike prej 2000mAh me një grup të ngjyrave.

Kjo është në barazi me smartfonët modernë: iPhone 5 i ri i Apple është thënë të përmbajë një bateri 1440mAh, ndërsa Samsung Galaxy S3 ka një bateri 2100mAh. Sony njihet kryesisht për zotërimet e veta elektronike, të lojërave dhe mediave, por ndërmarrja gjithashtu ka përmirësuar teknologjinë e baterisë.

Ndërmarrja lajmëroi që bateritë e reja për tregun në Japoni do të dalin në shitje nga 13 tetor i këtij viti dhe lloji i rrafshët më 14 nëntor në Japoni, duke kushtuar kështu 2,300 jenë (rreth 22.8 euro) deri në 7,000 jenë (rreth 70 euro).

Sony tha që modeli prej 3,500mAh i linjës së tij të re mund të ripërdoret rreth 500 herë dhe mund të mbushë një smartfon tipik për rreth 130 minuta. Ata mund të rimbushen në rreth 8 orë nga USB-ja dhe 4 orë nga priza eletkrike.

Sony ishte një adaptues i hershëm i teknologjisë së tanishme për rimbushje të baterive dhe i pari për të dalë në treg me bateritë me litium në vitin 1991. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit