3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sondazhet: Merkel mund të përballet me humbje poshtëruese në zonën e vet elektorale

Më të lexuarat

Angela Merkel mund të përballet me një mposhtje poshtëruese në zgjedhjet rajonale në zonën e saj elektorale në Mecklenburg-Vorpommern, ku disa sondazhe i vendosin kristian-demokratët në vendin e tretë pas socialdemokratëve dhe populistëve të krahut të djathtë, AfP.

Më herët këtë vit, qendra e djathtë e kancelares, partia CDU dukej si partia me më shumë gjasa për të formuar qeverinë e re pas votimit të së dielës në shtetin lindor të Gjermanisë, mirëpo në sondazhet më të fundit tregojnë se mbështetja për të mund të ketë rënë në 20 për qind, krahasimisht me 23 për qind të AfD, Alternativës për Gjermaninë dhe qendrës së majtë me 28 për qind.

Për gati dhjetë vjet, Mecklenburg-Vorpommern është qeverisur nga koalicioni i madh mes SPD-së dhe CDU-së, duke reflektuar strukturën aktuale të pushtetit në nivel federal.

Debati i fortë që ka lindur së fundmi për pasojat e strategjisë së qeverisë ndaj krizës së refugjatëve duket se ka shtuar mbështetjen për populistët anti-emigracion, AfD, kjo edhe pse shteti ka përqindjen më të ulët të të huajve në vend, rreth 3.7 për qind. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit