1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sonda 1 miliardë dollarëshe e NASA-s dërgon imazhe të mrekullueshme e të papara të Jupiterit

Më të lexuarat

Sonda 1 miliardë dollarëshe e quajtur Juno ka kthyer fotografitë e para të saja nga Vendi i Kuq i Jupiterit, e që duken fantastike.

Te hënën, Juno ka fluturuar 9 mijë kilometra mbi stuhinë misterioze, më shumë se 1.6 milionë kilometra më afër se çdo anije kozmike që ka fluturuar ndonjëherë.

Vendi i Madh i Kuq është një stuhi masive rreth 2 herë më e gjerë se Toka, që ka rënë në atmosferën e planetit Jupiter për të paktën 350 vjet.

Juno ka kapur fotografi nga shtatë rrotullimet e tij rreth planetit gjigant të gazit.

Anija kozmike i ka bërë rrotull Jupiterit një herë çdo 53.5 ditë, me një shpejtësi prej 209 mijë kilometra në orë, e cila e bën shumë të vështirë kapjen e fotografive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit