-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SOMALIA PËRBALLË FATKEQËSISË SË MADHE TË URISË

Më të lexuarat

Somalia gjendet përballë fatkeqësisë më të madhe të urisë në 60 vitet e fundit. Dërgimi i ndihmave në mënyrë të rregullt në këtë vend, ku çdo 4 minuta vdes nga një fëmijë, ka rëndësi jetike. Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë, AFAD, në bashkëpunim me Bashkinë Ymranije (Ümraniye) të Stambollit ka filluar një fushatë për grumbullimin e ndihmave gjatë muajit të Ramazanit. Mirësia, mëshira dhe ndihma janë tre veçoritë kryesore me të cilat shquhet muaji i shenjtë i Ramazanit. Ministri i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori, Egemen Baësh (Egemen Bağış) janë në mesin e atyre që përkrahin këtë fushatë. “Ramazan në kuptim të fjalës do të thotë ai që kapërdinë zjarr. Edhe Somalia ka zjarr ne duhet t’ju ndihmojmë në kapërdije të këtij zjarri”, u shpreh Baësh dhe shtoi se Ramazani nuk do të thothë vetëm përmbajtjen nga të ngrënit dhe të pirit, por kuptimi i vërtet i këtij muajit është ndarja e brengave me të tjerët”. Baësh bëri thirrje duke thënë “Ejani ta ndajmë kafshatën me Somalinë”. Në kuadër të kësaj fushate në sheshin Ymranije të Stambollit është ngritur një treg për ndihme në një sipërfaqe prej 300 metrash katror.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit