Parlamenti i Somalisë po përgatitet për të votuar presidentin e ri të vendit afrikan.
Vota e deputetëve do të shënojë fundin e Qeverisë Federale të Tranzicionit që ka pasur pushtetin në tetë vitet e fundit e tani i ka përfunduar mandati.
Presidenti Sheikh Sharif Ahmed është favoriti për fitoren në vendin që ka shumë probleme me sigurinë dhe ku forca të shumta policore patrullojnë në rrugë.
Kandidatë të tjerë për postin e presidentit janë kryeministri Abdiweli Mohamed Ali dhe zëdhënësi i Parlamentit Sharif Hassan Sheikh Aden. /tch/kohaislame