Edhe pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, institucionet vendore nuk duhet të ndalin luftimin e korrupsionit, sidomos kur është fjala për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, ka thënë Igor Soltes raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Soltes në një përgjigje për Indeksonline ka pohuar Kosova nuk duhet të lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e vendit drejt BE-së.
“Personalisht e shoh këtë si një proces në vazhdim e cila nuk duhet të ndalet pasi regjimi pa viza do t’i jepet Kosovës. Institucionet e BE-së për siguri do të vazhdojnë të mbajnë një sy në këtë fushë gjatë gjithë procesit të integrimit në BE”, ka thënë Soltes.
Tutje ai ka shtuar se qeveria duhet të investojë të gjitha përpjekjet e saj në marrjen e masave konkrete për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, pasi që ky është ende një problem i madh në Kosovë.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim prioritet për BE. Progres i mëtejshëm në këtë fushë, sidomos kur është fjala për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, duhet të vazhdojë. Pasi që ky është ende një problem i madh në Kosovë, qeveria duhet të investojë të gjitha përpjekjet e saj në marrjen e masave konkrete për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. Kosova nuk duhet të lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e vendit drejt BE.