“Solar Impulse 2” nisi udhëtimin e tij 5 – mujor përreth globit. Itenerari i parë që do të përshkojë mjeti fluturues është nga Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Avioni një-vendësh synon të vendosë rekordin botëror si mjeti i parë që funksionon tërësisht me energjinë diellore.
Ai drejtohej në këtë fluturim të parë nga Andre Borshberg. Ndërsa, do t’i ndajë detyrat me kolegun Bertrand Pikard në këtë aventurë.
Në hapësirën mbi krahët e avionit janë instaluar 17 mijë qeliza. Ato e përçojnë energjinë në akumulatorë të posaçëm për 4 motorët e mjetit.
Ai peshon 2.3 tonë dhe ka fluturuar me një shpejtësi deri në 70 kilometra në orë distancën prej 400 kilometrash deri në Muskat të Omanit ku është ndalesa e parë e këtij turi.
Fluturime të këtij lloji janë kryer në të kaluarën edhe nga vionë të tjerë që kanë përshkuar distance më të vogla. Por në të gjitha rastet testimet kanë qenë të suksesshme.
Sipas parashikimeve, energjia diellore do të përbëjë burimin kryesor të elekricitetit brenda 2050. Gjatë dekadës së fundit çmimet për panelet diellore kanë rënë me 70%./Klan